Ndërsa disa vende, përfshi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe kanë vendosur të bojkotojnë Lojrat Paraolimpike të Sochit, pikërisht për atë që po ndodh në Ukrainë, vetë Ukraina vendosi që të konfirmojnë pjesëmarrjen.
Ndonëse pritej gjerësisht një vendim i kundërt, si shkak i ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në krahinën e Krimesë, presidenti i Komitetit Paraolimpik Ukrainas, Valeriy Suskevich tha: “Ngritja e flamurit tonë në Rusi do të jetë një ngritje e flamurit të paqes”.
Në fjalën e tij, Suskevich iu bashkua apelit të perëndimit ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të cilit i kërkoi që të bëjë më të mirën për të garantuar paqen në Ukrainë dhe më gjerë në botë.
“Sochi 2014 duhet të jetë një aktivitet që duhet të përqendrojë vëmendjen tek sporti dhe jo tek politika ndërkombëtare. Atletët kanë të drejtë të marrin pjesë në Lojrat Paraolimpike në kushte paqësore. i uroj sukses atletëve paraolimpike rusë, por skuadra ukrainase ka një dëshirë kolosale për të sjellë paqe në Ukrainë”, tha Suskevich.
Në një deklaratë të presidentit Sir Philip Craven, Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar mirëpriti vendimin e Ukrainës për të mos bojkotuar Olimpiadën.
Top Channel