Protestat në Ukrainë dhe më pas ndërhyrja në Krime nuk kanë shkaktuar asnjë reagim të vendeve të Ballkanit. Shumica prej tyre nuk i kanë komentuar këto ngjarje.

Megjithatë, grupet e djathta serbe kanë mbështetur Rusinë sa i përket ndërhyrjes në Krime. Burime konfidenciale thanë se grupe të vogla kanë filluar të shkojnë në qytetet jugore si vullnetarë për të luftuar në anën e rusëve në rast nevoje.

Ndërkohë, në internet kanë dalë video të mbështetjes së serbëve që kanë arritur tashmë atje. Ndërsa gjatë një tubimi para ambasadës ruse në Beograd, grupet e organizuara shprehën mbështetjen për Rusinë, duke e krahasuar Krimenë me Kosovën.

“Ne në Serbi prej kohësh e dimë, që prej vitit 1999, se kush është fashist, kush është nazist dhe kush bombardon popujt e lirë”, deklaroi Vlladan Gllishiç nga lëvizja Dveri.

“Duam të tërheqim një paralele me atë që ka ndodhur në Serbi, pasi Perëndimi nuk na ka mbështetur, por përzihet në punët tona të brendshme”, u shpreh një manifestues tjetër.

Vendet e rajonit në përgjithësi kanë qenë të ndara edhe sa i përket konflikteve në botën arabe, pasi disa prej tyre kanë miqësi me këto shtete.

Top Channel