Messi vjell sërish

06/03/2014 00:00

Leo Messi nuk u ndje mirë dhe volli gjatë pjesës së parë të miqësores që Argjentina e tij zhvilloi ndaj Rumanisë në Bukuresht.

Ylli i Barcelonës e ka bërë këtë gjë edhe dy herë të tjera më parë: në ndeshjen e Superkupës së Spanjës në vitin 2011 dhe në ndeshjen e kombëtares së tij ndaj Bolivisë vitin e kaluar.

Trajneri i Argjentinës, Alejandro Sabella, pranoi se Messi nuk ndihej mirë në fillim të ndeshjes dhe kjo shpjegon edhe paraqitjen e tij nën mesatare në ndeshjen e barazuar 0-0.

Top Channel