Lezhë, nën hetim 5 zyrtarë të komunës

06/03/2014 00:00

Prokuroria e Lezhës ka marrë nën hetim 5 zyrtarë të komunës së Shëngjinit, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë, gjykata e Lezhës dha masën “arrest shtëpie” për dy topografë, si dhe masën “detyrim paraqitjeje” për njërin prej tyre.

Gjykata dha gjithashtu masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për dy zyrtarë të tjerë, të përfshirë në të njëjtën aferë.

Top Channel