
Oliver Kahn, ish-portieri i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, analizoi të ardhmen e Ter Stegen, i cili do të jetë portieri i ri i Barcelonës duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
“Të lësh një ambient që e njeh mirë dhe të përshtatesh shpejt me një klub të rëndësishëm si Barcelona kërkon një pjekuri të madhe mendore. Mua më ndodhi e njëjta gjë kur kalova nga Karlsruhe tek Bayern Munchen”, tha Kahn për gazetën ‘Bild’.
Kjo do të jetë aventura e parë e Ter Stegen jashtë Monchengladbach dhe Kahn mendon se nuk do të jetë aspak e lehtë.
“Sigurisht që do të ishte më e lehtë për të nëse tek Barcelona do të shkonte me disa tituj të fituar apo si portier titullar i Gjermanisë. Nuk mund t’i lejojë vetes asnjë periudhë dobësie pasi nuk ka reputacionin e duhur”, shtoi Kahn.
Top Channel