Trajneri portugez i Chelsea, Jose Mourinho, iu rikthye të shkuarës, ndërsa kritikoi sjelljen e ish-futbollistëve të tij tek Reali i Madridit në një intervistë të publikuar në “Esquire”.
“Shumë shpesh, futbollistët e Realit bëheshin radhë përpara pasqyrës përpara ndeshjeve, ndërsa gjyqtari i priste në tunel”, deklaroi Mou.
“Më përpara, futbollistët përpiqeshin të fitonin para nëpërmjet karrierës së tyre dhe të arrinin të ishin të pasur në fund të trajektores, por tani ka njerëz që kërkojnë të bëhen të pasur pa firmosur ende kontratën e tyre të parë, parpara se të kenë luajtur një ndeshje zyrtare apo të kenë debutuar në Champions”, shtoi portugezi.
I pyetur për atë që duhet të jetë sjellja e një futbollisti profesionist, ish-trajneri i Portos, Interit dhe Realit veçoi emrat e Frank Lampard dhe John Terry. “Po punojmë për të orientuar sa më mirë të jetë e mundur të rinjtë, në mënyrë që të vazhdojnë në shembullin e Lampard apo Terry”.
Top Channel