I verbuar nga shpërthimi i një predhe

05/03/2014 00:00

Ilir Havalja, 26-vjeçari i privuar nga shikimi prej nëntë vitesh u kompensua nga shteti me 170 milionë lekë

Jeta nuk ka qenë e lehtë për të. Humbi shikimin kur ishte vetem 17 vjeç.

Doli nga shtëpia me dy kusherinjte e tij nente vite me pare, pa e ditur se nje predhe e paplasur do t’a verbonte dhe do t’i ndryshonte teresisht ditet, muajt dhe vitet.

Ilir Havalja, tashme bashkeshort dhe baba i dy femijeve, perpiqet te beje nje jete normale.

Pavaresisht ngjarjes se rende, ai nuk hoqi dore nga e drejta e tij per demshperblim nga ministria e Mbrojtjes. Dhe pse pa informacion, dikush e ndihmoi per t’a cuar ceshtjen ne gjykate.

Pas kater viteve beteje ligjore, ai mundi te fitoje demshperblimin prej 170 milione lekesh. Tashme, Iliri jeton me shpresen se nje dite do te mund te shohe serish.

Top Channel