
Bernie Ecclestone ka në plan të zhvillojë një garë të Formulës 1 edhe në Azerbajxhan duke nisur nga viti 2015 ose maksimumi në vitin 2016. Lajmi është publikuar ditën e mërkurë nga ‘Daily Mail’.
“Njerëzit atje duan një garë që në vitin 2015. Mbase është pak shpejt, kështu që mendoj se në vitin 2016 ka më shumë mundësi”, ka deklaruar pronari i të drejtave komerciale të Formulës 1.
Ministri i Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit, Azad Rahimov, mohoi për momentin të jetë nënshkruar një kontratë për zhvillimin e Cmimit të Madh të Bakusë: “Është ende herët për të folur për hedhjen e firmave.”
Një garë në Azerbajxhan do të shënonte një tjetër hap në zgjerimin e Formulës 1 në Azi, kontinent në të cilin zhvillohen aktualisht garat e Bahreinit, Kinës, Turqisë, Singaporit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Koresë së Jugut dhe Indisë.
Top Channel