Disiplina, dorë të hekurt ndaj Flamurtarit

05/03/2014 00:00

Komisioni i Disiplinës, në Federatën shqiptare të Futbollit, nuk ka treguar asnjë mëshirë për zyrtarë e lojtarë të skuadrës së Flamurtarit, të cilët bënë xheste antisportive gjatë dhe pas ndeshjes në fundjavë me Tiranën, ndërkohë që ka refuzuar kërkesën e bardhebluve për anulimin e rezultatit të kësaj sfide.

Disiplina ka pezulluar me 8 ndeshje 2 zyrtarët e klubit, Ardi Behari dhe Luan Birçe, për sjellje antisportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Është dënuar me 6 ndeshje pezullim edhe lojtari Bruno Telushi, për shkak se goditi me grusht lojtarin kundërshtar, ndërsa Ledi Liçaj është pezulluar për 2 ndeshje.

Top Channel