Abramov: Mbrojmë rusët e Krimesë

05/03/2014 00:00

Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Abramov, në një intervistë ekskluzive për Top-Channel flet për zhvillimet më të fundit që lidhen me Krimenë. Zoti Abramos i jep përgjigje një sër pyetjesh që lidhen drejtëpërdrejtë me situatën e krijuar në Krime dhe cfarë do të ndodhë  në vijim, pas deklaratës së presidentit Putin se Rusia nuk e sheh të nevojshme përdorimin e forcës ushtarake në rajonin e Krimesë tani për tani por mundësia mbetet.

Ambasadori rus komenton edhe në qëndrimin zyrtarë të  Shqipërisë si një vënd antarë i NATO-s për situatën në Ukraninë. Abramov gjatë intervistës kritikoi ish kryeministrit Berisha, i cili nëpërmjet mesazhe në Facebook, u shpreh pro protestave tw opozitws në Ukrainë madje i dërgoi një letër pas lirimit nga burgu ish kryeministres Julia Timoshenko.

Ambasadori Abramos u pyet edhe për rrolin e Rusisë në negociatat me  qeverinë shqiptare për demontimin e arsenalit të lëndëve kimike të Sirisë, ku ai për herë të parë flet për rrolin Rus në këtë cështje.

1-Zoti Ambasador, përse i gjithë ky aktivitet dipllomatik madje edhe ushtarak i Rusisë,  që ngjalli shqetësim dhe tension  në të gjithë botën, ditët në fundi në lidhje me Krimene?

Abramov: Shpjegimet domethënëse për situatën e ndodhur atje mund ti gjeni tek konferenca e shtypit e presidentit të federatës ruse zotit Vladimir Putin. Qëndrimi ynë është I tillë. Në Kiev ka nodhur një ndërrim pushteti jo konstitucional. Pushteti u ndërrua në mënyrë të armatosur. Pra kemi një pushtim të pushtetit. Mbas kësaj zuri vënd anarkia ku kemi të bëjmë me kërcënime pafund të qytetarëve rusisht folës të Ukrainës. Në adresë të presidentit Rus erdhën shumë shkresa dhe kërkesa nga ana e qytetarëve rusisht folës të Ukrainës dhe prej disa njësive vendore të Ukrainës.Mund tju them edhe për një rast tjetër të para pak ditëve  kun ë një postëbllok është ndaluar një kolonë me 8 autoblinda nga repartet e vetëmbrojtjes. Presidenti tha se zgjidhja me forcë është një zgjidhje e skajshmepër ne.Në thelbin e qëndrimit tonë është vullneti dhe dëshira për ti ndihmuar popullit vllazëror të pjesës lindore të kombit fqinj republikës autonome të Krimesë dhe jam mëse I bindur se shqiptarët do të na mirëkuptojnë dhe të ndajnë aspiratat tona sepse një shqiptarë sic ne e dimë faremirë gjithmonë e mbështet një shqiptarë tjetër vëllain e vet.

2-Qeveria shqiptare në lidhje me zhvillimet e fundit në Ukrainë e posacërisht në Krime, nepërmjet Ministrisë së Jashtëme,  mbajti një qëndrim  të njëjtë me SHBA dhe Naton. Cili është vlerësimi juaj për këtë qëndrim?

Abramov: Cdo vënd Sovran ka të drejtë të mbajë atë qëndrim që e shikon si më të arsyeshmin për popullin e vet ose ta qëndrojë një qëndrim të sajin duke u nisur nga interesat e veta apo konjukturat politike apo historike. Dua të them se atje nuk ka patur ndërhyrje ushtarake, gjë e cila po përflitet shumë.Nëse do të flasim për lëvizjet e forcave ruse në teritorin e republikës autonome të Krimesë, ato kanë të bëjnë me ruajtjen e objekteve të infrastrukturës ushtarake, flotës detare ruse atje. Forcat e armatosura ruse kanë të drejtën legjitime të qëndrimit në republikën autonome të Krimesë, sipas marrveshjes së vitit 1997 dhe marveshjes tjetër të vitit 2010 firmosur atë kohë nga presidenti Medvjedev. Sipas kësaj marrveshje Rusia ka të drejtë ti dislokojë deri në 25 mijë trupa në këtë territory si dhe pasjen e paisjeve ushtarake të ndryshme. Ne I kuptojmë shqetësimet e palës shqiptare dhe dua të them se pala shqiptare na mirëkupton sepse kemi dëgjuar në ditët e fundit qëndrimin e tillë se pushteti I ri I Ukrainës le ta themi kështu duhet të legjitimizohet.Presidenti Putin kujtoi gjatë konferencës për shtyp edhe historinë e popullit të Kosovës që në kushtet e sigurisë së arritur populli ka arritur të shprehë vullnetin e vet. Në rast se ndodhi njëherë kështu pse mos të përsëritet kjo praktikë.

3-Nga ana tjetër kemi opozitën shqiptare dhe ish kreun e PD-s zotin Sali Berisha I cili nëpërmjet disa postimeve në Facebook përshëndeste protestat në Ukrainë dhe largimin e presidentit Janukovic madje I dërgoi një letër ish kryeministres Julia Timoshenko pas lirimit. Cili është komenti juaj?

Abramov: Ne tashmë e dimë që Sali Berisha ka lënë nam le ta themi këtë në thonjëza me deklaratat e tijnacionaliste. Edhe ne sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshi vënde të tjera perëndimore e kanë kritikuar për një gjë të tillë. Unë do ti këshilloja zotit Berisha nëse ai nuk disponon kohë fizike  vetë që këshilltarët e tij të lexonin librat e historisë dhe dokumentat juridike. Dhe jam I bindur se vetëm atëhere do ti mjaftonte zotit Berisha, për ta rishikuar qëndrimin e shprehur prej tij sëfundmi. Do të ishte në interest ë zhvillimit të mardhënieve dypalëshe me rusinë për të cilën ai ka bërë edhe dicka duke qenë kryemistër I Shqipërisë.

4-Zoti Ambasador gjatë ditëve të fundit a keni qënë në kontakt me qeverinë shqiptare apo edhe parlamentin për ti shpjeguar qëndrimin e vëndit tuaj për sa i përket asaj që po ndodhte në Krime?

Abramov: Sigurisht. Unë gjithmonë u kam dhënë përgjigje pyetjeve që më janë drejtuar si dhe kam bërë disa komente. Vec kësaj u kam dërguar përmbajtjen e konferencës për shtyp të presidentit Putin sin ë parlament ashtu edhe në ministrinë e jashtëme. Jam I gatshëm tu jap autoriteteve shqiptare edhe shpjegime të mëtejshme. Aq më tepër që kjo cështje u diskutua edhe në komisionin parlamentar të politikës së jashtëme në parlamentin shqiptarë. Gjithmonë është e dobishme të dëgjosh të dyja palët dhe jo vetëm një.

5-Gjatë konferencës për shtyp një ditë më parë presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk e sheh të nevojshme përdorimin e forcës ushtarake në rajonin e Krimesë tani për tani por mundësia mbetet. A do të thotë kjo deklaratë se në të ardhmen priten zhvillime të reja për sa i përket kësaj cështje?

Abramov: Ne po ndjekim zhvillimet në Urainë dhe në rajonet e saj si në Krime. Sic e tha edhe presidenti përdorimi forcës ushtarake është një masë e fundit që nuk do të përdoret.

6- Dhe pyetja e fundit zoti ambadaor por jo për këtë cështje. Rusia krahas SHBA-ve luajti një rrol kyc në largimin e armëve kimike nga Siria. Gjatë kohës kur po dikutohej gjetja e një vëndi për shkatërrimin e tyre ju personalisht apo përfaqësues të ambasadës Ruse në Tiranë, a jeni përfshirë në bisedime me qeverinë shqiptare sic u përfshi qeveria amerikane, për të parë mundësine e sjelljes së tyre në vëndin tonë?

Abramov: Bashkëpuni me SHBA-n për cështjen e eleminimit të arsenalit kimik të Sirisë është një shëmbull shumë i mirë madje do ta cilësoja si të shkëlqyer kjo për të mirën e sigurisë ndërkombëtare. Sipas ndarjes së punëve që bëmë me SHBA-n, Rusia kishte përgjegjësi për grumbullim dhe nxjerrjen e armëve kimike nga depot si dhe sigurinë gjatë transportit të tyre.Eleminimi ishte kopetencë e SHBA-ve. Ka patur vetëm një takim të këshilltarit tim kjo e karaktetir informativ. Pra bëhet fjalë thjesht për një takim të karakterit informative ku mësuam se demontimi mund të kryhej në Shqipëri. Mbas këtij takimi ne kurrë skemi patur takime me kolegët tanë shqiptarë . As në nivelin tim si ambassador apo nivele të tjera minimale të atashehut të ambasadës. Ne thjesht ndoqëm detyrimet tona me rigorizitet. Nëse Moska do të na e kërkonte që të merrnin pjesë edhe në këtë pjesë të operacionit sigurisht kjo cështje do të shqyrtohej. Por jo këtu. Në poskë.Për sa I përket demostratave që u zhvilluan si kundërpërgjigje e shqyrtimit të mundësisë për ti sdhkatërruar armët kimike në Shqipëri , unë I vlerësoj si shenjë pjekurije të shoqërisë civile shqiptare sepse janë zhvilluar në një mënyrë krejt paqësore. Kurse vendimi që u mor më vonë është vendimi një shteti Sovran. Kolegët tanë amerikan na kanë shpjeguar se ekzistojnë edhe rrugë të tjera jo më pak të sigurta të eleminimit të këtyre lëndëve. Kështu skemi pse bëhemi pishman.

Top Channel