Paradoksi Josep Martinez; jep siguri, por Interi në verë do të blejë një portier të ri…
Carles Puyol ka njoftuar në një konferencë shtypi të thirrur nga vetë ai se do të largohet nga Barcelona në fundin e sezonit aktual. Kapiteni i katalanasve ka vendosur se pas 14 vitesh në të njëjtin klub ka ardhur momenti i lamtumirës.
Puyol lexoi këtë komunikatë para gazetarëve:
“E kam thirrur këtë konferencë për të komunikuar se në fund të sezonit nuk do të jem më futbollist i Barcelonës. Klubi e di këtë gjë. Do të zgjidhim kontratën duke i bërë të pavlefshme dy vitet e fundit të saj. Pas operacioneve të fundit që kam kryer, nuk kam mundur dot të rekuperohem siç kam dashur.”
Më tej, mbrojtësi spanjoll shtoi: “Më kanë mbetur edhe tre muaj dhe nuk do të dorëzohem deri në fund në mënyrë që të arrijmë objektivat. Nuk e di ende se çfarë do të bëj në të ardhmen, kam nevojë për pushim. Në qershor do i përgjigjem të gjitha pyetjeve që keni për mua. Faleminderit dhe shihemi në qershor.”
Pas këtyre fjalëve, Puyol u largua dhe nisi stërvitjen me grupin.
Top Channel