Podgoricë, alarm për bombë në aeroport

04/03/2014 19:05

Aeroporti i Podgoricës u evakua mesditën e ditës së martë, pasi policia mori një alarm për bombë në centralin e saj telefonik.

Si rrjedhojë e këtij sinjalizimi, puna në aeroportin ndërkombëtar u ndërpre për rreth dy orë.

Njësi speciale të policisë mbërritën në vendngjarje dhe kontrolluan me pajisje të sofistikuara dhe qen të stërvitur të gjithë terminalet, duke arritur në përfundimin se alarmi ishte i rremë.

Një prokuror ka nisur hetimet, për të përcaktuar se kush ishte autori i telefonatës së rreme.

Top Channel