
Didier Deschamps deklaroi se kombëtarja e Francës nuk është mes skuadrave favorite për të fituar Kupën e Botës së këtij viti dhe kjo për shkak të rezultateve të saj të kohëve të fundit.
Trajneri i Bluve kujtoi se përfaqësuesja franceze nuk kaloi fazën e grupeve në Afrikën e Jugut (2010), ndërsa në Euro 2012 u eliminua në çerekfinale.
“Nuk mund të pretendojmë të jemi mes favoritëve pasi ka ekipe të tjera që në 4-5 vitet e fundit kanë luajtur më mirë se ne”, theksoi Deschamps në prag të miqësores ndaj Hollandës.
Franca renditet në vend të 18 në renditjen e FIFA-s dhe Deschamps mendon se ky fakt nuk duhet anashkaluar.
“Mund të diskutojmë mbi sistemin ku bazohet renditja, por mbetet ajo që është. Fitorja ndaj Hollandës do na bëjë mirë për besimin tek vetja, por nuk do të jetë përcaktuese për Botërorin.”
Top Channel