Në prag të 8 Marsit, për të celebruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit eventi artistik “Simfonia e jetës”, një aktivitet i organizuar nga Qendra Kulturore “Horizontet e Reja”.

Ndër të ftuarat e kësaj mbrëmjeje edhe zonjat Linda Rama dhe Lumnie Thaçi.

Në fjalën e saj, zonja Rama përmendi mes të tjerash rolin e rëndësishëm të gruas dhe nënës në zhvillimin e shoqërisë, sfidat me të cilat u duhet të përballen, por edhe dhunën e ushtruar ndaj një pjese të tyre.

Ndërsa zonja Thaçi inkurajoi gratë që të mos heqin dorë nga kërkimi i të drejtave të tyre legjitime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA