Nën sanksionet e SHBA-së, cilat subjekte juridike nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e zezë amerikane? Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta rrëzojë kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi nga posti, pavarësisht largimit të tij nga partia.
Nga ana tjetër, Krasniqi nuk do të ofrojë dorëheqjen nga posti të cilin e ka fituar nga PDK-ja, pjesë së cilës ishte, me arsyetimin se nuk dëshiron të prodhojë krizë institucionale. Por Krasniqi tha se është i gatshëm të dorëhiqet nëse i kërkohet.
“Partia më e madhe, sipas Kushtetutës, ka të drejtën të ketë pozitën e kryetarit të Parlamentit dhe nëse PDK e bën kërkesën, unë dorëhiqem. Por nuk dorëhiqem pa bërë kërkesë PDK-ja, për faktin se nuk dëshiroj të krijoj krizë institucionale në Republikën e Kosovës dhe kjo është e vetmja arsye”, deklaroi Krasniqi.
Shefi i grupit parlametar të PDK-së, Adem Grabovci tha se kanë punë të tjera më të rëndësishme para vetes, siç janë për shembull përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Duke komentuar largimin e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt, Grabovci shtoi se megjithatë në PDK është më mirë se kudo tjetër.
“Ai është kryetar i Kuvendit dhe ne nuk e shohim të nevojshme që të bëjmë lëvizje. PDK nuk është e angazhuar të luftojë për pushtet, por është e angazhuar të luftojë për shtet dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit”, tha Grabovci.
Themelimi i subjektit politik Nisma për Kosovën është lajm i mirë për lëvizjen Vetëvendosje, sepse i shkakton dëme Partisë Demokratike të Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri theksoi se bashkëpunimi me këtë subjekt politik është në pikëpyetje për shkak të së kaluarës së liderëve të saj, por edhe programit ende të panjohur.
“Deri tani nuk kemi parë se çfarë programi kanë ata, apo për çfarë angazhohen si subjekt politik. Por, është një gjë shumë e mirë që ka dalë kjo nismë, për dëmin që ia ka shkaktuar PDK-së”, u shpreh Ymeri.
Kuvendi i Kosovës nuk do të mbajë seancë parlamentare këtë javë për shkak të manifestimit të epopesë së UÇK-së në datat pesë, gjashtë dhe shtatë mars.
Top Channel