Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog
Reforma zgjedhore në Kosovë duket se nuk do të përfundojë edhe aq shpejtë sa ishte paralajmëruar në fillim. Kjo, pasi Kryesia e Kuvendit do të kërkojë mendim nga qeveria për projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
Këtë e bëri të ditur kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas mbledhjes së kryesisë. Sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës, qeveria duhet të deklarohet për projektligjin brenda një muaji.
Një projektligj tjetër, i cili është në pritje të proçedimit në seancë por që po kështu do të vonohet, është ai për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Megjithë ultimatumin e shoqatave të luftës se pas datës 10 mars nuk do të marrin përgjegjësi për verimet e tyre, kryetari Krasniqi paralajmëroi se projektligji mund të proçedohet javën e ardhshme.
Ai në të njëjtën kohë kërkoi mirëkuptim nga përfaqësuesit e shoqatave të luftës, pasi sipas tij nuk mund të anashkalohen proçedurat e Kuvendit.
Top Channel