Seria A, Interi ndal Romën
02/03/2014 00:00
Interi i mori Romës 1 pikë në “Olimpiko” pasi një nga supersfidat e javës së 26 të Serisë A përfundoi në barazim pa gola.
Skuadra e Mazzarrit dominoi lojën në 20 minutat e para të ndeshjes, por sulmuesit nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Nga ana tjetër, Roma u mundua të rrezikonte me kundërsulme, por nuk ia doli mbanë.
45 minutat e dyta ishin të kundërtat e të parës, këtë herë ishte Roma ajo që kërkonte golin e fitores. Madje Pjaniç kishte mundësinë më të mirë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh, por tentiva e tij u ndal nga Handanoviç.
Pas këtij barazimi, Juventusi që do të ndeshet me Milanin të dielën në mbrëmje ka rastin më të mirë të thellojë diferencën e pikëve me Romën e vendit të dytë.
Top Channel