Bundesliga, Bajerni shkatërron Shalken

02/03/2014 00:00

Bajerni i Mynihut shkatërroi 5-1 Shalken, skuadër kjo që në mesjavë pësoi 6 gola edhe nga Reali në Champions.

Kampionët e Gjermanisë e mbyllën lojën që në minutën e 28 të pjesës së parë, kur rezultati ishte 4-0 për ta. Në pjesën e dytë Shalke shënoi golin e vetëm, por si për ironi dhe atë e shënoi një futbollist i Bajernit, braziliani Rafinja.

Në minutën e 77 Roben shndërroi në gol një 11-metërsh duke u bërë dhe protagonisti i kësaj sfide me 3 gola të shënuar në portën e Shalkes.

Lufta për titullin kampion në Gjermani mund të quhet e mbyllur, ndërkohë që tashmë vëmendja e të gjithëve në Bundesligë është përqendruar te dueli për vendin e dytë, atë për Ligën e Kampionëve dheEeuropa League dhe sigurisht atë për mbijetesë.

Bajern Leverkusen pësoi një tjetër humbje këtë javë, duke i dhënë mundësinë Dortmundit që të rimarrë vendin e dytë në klasifikim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA