
Teuta e Durrësit nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në transfertën e vështirë të Krujës ndaj Kastriotit vendas.
90 minuta në këtë takim u mbyllën në barazim, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave për gjetjen e golit.
Ndërkohë, surpriza ishte në Kavajë ku miqtë e Lushnjes, megjithëse për rreth 60 minuta të takimit ishin në inferioritet numerik për shkak të largimit me karton të kuq të Bjelkanoviç, barazuan 1-1.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 7 të takimit, por në minutën e 12-të humbasin mundësinë për të mbyllur takimin. Bjelkanovic ndërhyn keq në zonë dhe për gjyqtarin është 11-metërsh, ndërsa lojtari i Lushnjes ndëshkohet me të kuq. Por nga pika e bardhë, Hoxha tregohet i pasaktë.
Në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 83, kur Trashi barazon shifrat. Minutat e mbetura nuk mjaftuan për asnjërën prej skuadrave për të ndryshuar rezultatin.
Këto ishin dy takimet hapëse të javës së 21 të Superligës, që vijon të dielën me katër ndeshjet e tjera. Bie në sy dy përballjet, ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut në Tiranë dhe ajo e Vlorës, ku Flamurtari vendas pret Tiranën.
Ndërkohë, në Kukës vendasi presin Laçin e vendit të dytë, ndërsa Bylisi pret Vllazninë në Ballsh.
Top Channel