Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore						Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar në një komunikim me mediat, se reformat e qeverisë Rama kanë filluar të japin shenjat e para të përmirësimit të situatës ekonomike në vend.
“Nisja e reformave të thella strukturore është vetëm fillimi i punës. Ne do vazhdojmë punën për tërheqjen e investimeve të huaja”, ka deklaruar Ahmetaj.
Duke konfirmuar edhe nisjen e programit me FMN-në, Ahmetaj ka ritheksuar angazhimin e kryeministrit dhe koalicionit qeveritar që të ndërtojë Evropën këtu.
“Programi me FMN-në do të pasohet nga hapa të tjerë për përmirësimin e klimës së biznesit. Rilindja e Shqipërisë ka filluar”, ka thënë Ahmetaj në deklaratën e shkurtër për shtyp.
PD-ja përshëndet FMN-në
Vendimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë është përshëndetur nga ana e Partisë Demokratike.
Zëdhënësja Laura Vorpsi deklaroi se marrëveshja vjen në një moment të vështirë për ekonominë e Shqipërisë.
“Partia Demokratike përshëndet marrëveshjen që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë me qeverinë shqiptare, si një veprim të përgjegjshëm nga ana e këtij institucioni në një moment mjaft të vështirë për ekonominë shqiptare. Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur qeveria po e rrokulliste ekonominë në honet e recensionit me mungesën e vizionit dhe programit. Kjo, së bashku me mungesën e rendit dhe sigurisë, kanë sjellë rënien ekonomike drejt niveleve më të ulëta të periudhës së tranzicionit”, tha Vorpsi.
“Ne shpresojmë që me këtë marrëveshje dhe me monitorimin rigoroz të FMN-së, qeveria të fillojë të zbatojë axhendën e duhur të reformave, por ekziston frika se qeveria nuk do të dijë të përfitojë nga kjo zemërgjerësi e FMN-së”, shtoi zëdhënësja e PD-së.
Top Channel