Largimi i ish-numrit dy dhe tre të PDK-së, Fatmir Limajt dhe Jakup
Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do ta dëmtojë këtë
parti.

Kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh edhe kryetar i partisë së shumicës, i komenton si vullnet të secilit se çfarë orientimi politik duhet të zgjedhë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Kosovapress, Thaçi thotë se fitorja e ardhshme e PDK nuk do të pengohet aspak nga largimi i Limajt dhe Krasniqit, të cilët pasditen e së premtes zyrtarizojnë forcën e re politike.

“E theksoi se Partia Demokratike e Kosovës, është jashtëzakonisht mirë e organizuar, partia më e fuqishme, është partia numër një në Republikën e Kosovës, është partia që do të fitoj bindshëm edhe në zgjedhjet e vitit 2014. Partia Demokratike e Kosovës, me konceptin e vet zhvillimor dhe partnerët e saj politikë, do të vazhdoj të qeverisë edhe në mandatin tjetër, por përsëri e theksoj, është në vullnetin e çdo njeriu që të merr orientimin ose riorientimin politikë”, ka thënë Thaçi.

Kryetari i PDK-së ka thënë se partia që ai udhëheq nuk është pronë e askujt, por është pronë e sovranit.Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka një lidership të dëshmuar dhe të fuqishëm për ta udhëhequr vendin edhe për një mandat qeverisës.

Top Channel