Taarabt: Dua të bëhem Messi i Milanit

28/02/2014 00:00

Adel Taarabt ka deklaruar se kërkon të bëhet i rëndësishëm për Milanin aq sa është i rëndësishëm Messi për Barcelonën.

24-vjeçari ka habitur tifozët e kuqezinjve që kur erdhi si i huazuar nga QPR-ja në muajin janar dhe ka si qëllim që të qëndrojë për shumë kohë tek klubi italian.

“Nuk jam habitur nga forma ime. E di se çfarë mund të bëj dhe e ndjej veten të rëndësishëm tek Milani. Dua të bëhem Messi i kësaj skuadre. Nuk jam ende në nivelin e tij, por e kam si objektiv të arrij nivelin e një lojtari të tillë”, tha Taarabt për ‘La Gazzetta dello Sport’.

“Kur Milani më zgjodhi, i thashë vetes që ishte një mundësi e artë për mua. Kam harxhuar 4 vite dhe nuk kam më kohë për të humbur. Dua të bind drejtuesit që të më mbajnë edhe pas përfundimit të sezonit”, shtoi Taarabt.

Top Channel