Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Tiranë, Sylvinho teston edhe penalltitë para fluturimit drejt Varshavës
Skiatorja ruse, Maria Komissarova nuk do të jetë më në gjendje të ecë sërish, informuan të premten mediat ruse.
E dëmtuar gjatë një stërvitje përpara një gare në Sochi, Komissarova pësoi disa fraktura, më seriozja prej të cilave në shtyllën kurrizore.
23-vjeçarja, e cila kishte nisur Olimpiadën me objektivin e fitimit të medaljes së artë, mbërriti në spital në gjendje kritike për jetën dhe u stabilizua pas një operacioni që zgjati tetë orë.
Ajo u vizitua në spital nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, por pas rikuperimit të vetëdijes, tashmë Komissarova ka konfirmuar frikën më të keqe, ajo e ka të pamundur të ndiejë apo të lëvizë trupin nga mesi e poshtë.
Për momentin, mjekët nuk e përjashtojnë kategorikisht që ajo të ecë sërish, pasi raste të tilla tepër të rralla kanë ndodhur më parë, por ata konfirmojnë se frika e tyre më e keqe është konfirmuar.
Top Channel