Montolivo: Champions, besojmë tek kualifikimi

28/02/2014 11:45

Ky ka qenë një prej sezoneve më të dobët në historinë e Milanit, por kapiteni Riccardo Montolivo vazhdon të ketë objektiva për këtë sezon.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori theksoi se tek Milani të gjithë vazhdojnë të besojnë ende tek mundësia e kualifikimit në Champions, ndërsa komentoi edhe ndryshimet e fundit të ndodhura në skuadër.

Atletico – “Mendoj se do të gjejmë një skuadër të ndryshme nga ndeshja e parë, më agresive dhe të karikuar përballë publikut të saj. Por, të gjithë e dimë që nëse bëjmë një ndeshje të madhe mund t’ia dalim mbanë. Kualifikimi nuk është absolutisht i zgjidhur ende”.

Komunikimi me Seedorf –
“Është një trajner shumë komunikues, i cili përpiqet të tregojë konceptet e tij në mënyrë sa më të drejtëpërdrejtë të mundshme. Kohezioni dhe ekuilibri brenda grupit të futbollistëve janë aspektet më të rëndësishme për të”.

Ndryshimi me Allegrin –
“Ndryshimi më i madh është në sistemin e lojës. Kalimi nga tre në dy mesfushorë ndryshon gjithë modulin. Për të tjerat, është e qartë që ndryshimi i trajnerit i jep një shkundje të gjithë ambientit dhe diçka e tillë tani po ndikon në lojën tonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA