Diego Costa grumbullohet nga Spanja

28/02/2014 00:00

Vicente del Bosque ka grumbulluar sulmuesin Diego Costa për miqësoren që Spanja do të zhvillojë ndaj Italisë në datën 5 mars në stadiumin “Vicente Calderon”, aty ku ai luan me skuadrën e tij Atletico Madrid.

Braziliani me pasaportë spanjolle ishte grumbulluar me Spanjën edhe për dy miqësoret e fundit të vitit të kaluar, ato ndaj Guinesë Ekuatoriale dhe Afrikës së Jugut, por nuk iu bashkua kampionëve në fuqi të Botës dhe Europës për shkak dëmtimi.

Në këtë listë bie në sy mungesa e tre futbollistëve që vitet e fundit kanë qenë gjithmonë të pranishëm në listën e Del Bosque. Ata janë David Villa, Fernando Torres dhe Alvaro Arbeloa. Gjithashtu mungon Gerard Pique, por mbrojtësi i Barcelonës nuk është thirrur thjesht për arsye dëmtimi.

Lista e të grumbulluarve të Spanjës është si më poshtë:

Portierë: Víctor Valdés (Barcelona), Iker Casillas (Real Madrid) dhe Reina (Napoli).

Mbrojtës: Juanfran (Atletico Madrid), Azpilicueta (Chelsea), Jordi Alba (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), Albiol (Napoli).

Mesfushorë: Busquets (Barcelona), Javi Martinez (Bayern Munchen), Xabi Alonso (Real Madrid), Xavi Hernandez (Barcelona), Koke (Atletico Madrid), Thiago Alcantara (Bayern Munchen), Santi Cazorla (Arsenal), Pedro Rodriguez (Barcelona), Jesús Navas (Manchester City), Cesc Fabregas (Barcelona), David Silva (Manchester City), Andres Iniesta (Barcelona).

Sulmues: Alvaro Negredo (Manchester City) dhe Diego Costa (Atletico Madrid).

Top Channel