Barcelona blen talentin kroat Alen Haliloviç

28/02/2014 00:00

Barcelona ka arritur marrëveshjen me Dinamon e Zagrebit për blerjen e talentit më të ri të futbollit europian. Bëhet fjalë për kroatin Alen Haliloviç, i cili kërkohej edhe nga skuadra të tjera të mëdha si Manchester United apo Real Madrid.

Duke qenë se është vetëm 17 vjeç, drejtuesit katalanas kanë vendosur që ai të luajë fillimisht me skuadrën e dytë edhe pse familja e futbollistit kërkonte me ngulm që ai të ishte menjëherë pjesë e skuadrës së parë të katalanasve.

Sipas gazetës ‘AS’, Barcelona ka paguar 10 milionë euro për të riun e talentuar, i cili luan në rolin e organizatorit.

Dëshira e lojtarit për të luajtur në të njëjtën skuadër me lojtarë si Messi, Neymar dhe Iniesta ishte vendimtare në arritjen e shpejtë të marrëveshjes.

Top Channel