Tenis, Djokovic-Federer në gjysmëfinalen e Dubait
27/02/2014 00:00
Novak Djokovic dhe Roger Federer do të përballen ditën e premte në një nga gjysmëfinalet e turneut të Dubait pasi të dy këta tenistë fituan në sfidat çerekfinale ndaj Mikhail Youzhny dhe Lukas Rosol.
Tenisti serb nuk pati nevojë të zbriste në pistë pasi Youzhny nuk e nisi fare takimin për shkak të një dëmtimi, ndërsa zvicerani mundi lehtë në dy sete Rosolin 6-2 dhe 6-2.
Gjysmëfinalja tjetër e turneut të Dubait do të jetë ajo mes Philipp Kohlschreiber dhe Tomas Berdych.
Ceku, i cili kërkon të arrijë finalen e Dubait për të dytin vit radhazi, dominon 7-1 në ndeshjet ndaj tenistit gjerman.
Top Channel