“Suksesi i Bayern, falë Guardiolës”

27/02/2014 00:00

Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka vlerësuar kontributin e Pep Guardiolës në sukseset e kohëve të fundit të skuadrës bavareze dhe mendon se trajneri spanjoll ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e popullaritetit të klubit gjerman.

“Guardiola është shumë i aftë dhe në të njëjtën kohë punon shumë. Të gjitha fitoret tona që publikut i duken të lehta, janë fryt i një pune shumë të madhe gjatë javës”, tha Rummenigge për faqen zyrtare të Bayern Munchen.

“Rezultatet tona nuk janë rastësi. Guardiola i respekton kundërshtarët dhe kurrë nuk jep deklarata arrogante. Kjo gjë më pëlqen dhe më kishte bërë përshtypje edhe kur ishte tek Barcelona. Jemi një klub edhe më popullor se më parë dhe për këtë ka meritë trajneri ynë”, shtoi presidenti i kampionëve të Gjermanisë dhe Europës në fuqi.

Në Bundesligë, Bayern Munchen ende nuk e njeh humbjen duke grumbulluar 62 pikë nga 22 ndeshje të zhvilluara deri tani.

Top Channel