Rakipi: Prokurori, viktimë e politikës

27/02/2014 00:00

Nisur nga refuzimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të kthyer në
gjyqësor ish-Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për ish- kryeprokurorin
Arben Rakipi, sjellja e politikës ndaj zyrtarit kryesor të akuzës nis
nga mënyra se si ai zgjidhet.

“Mënyra se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm është tërësisht një mekanizëm politik, i cili pastaj krijon pasoja brenda sistemit, në varësi të influencës politike ose jo të titullarit të saj dhe njëkohësisht ka edhe pasoja, të cilat konsiderohen përsëri politike, në castin kur ai largohet nga puna. Kjo, në varësi si të pëlqyeshmërisë së prokurorit përgjatë ushtrimit të detyrës së tij ashtu edhe pasoja që mund të ketë krijuar në vende ose subjekte të caktuara. Në varësi të kësaj, i kthehet restoja, në kuptimin e trajtimit të tij në një vend pune, të cilin ai e kërkon”,tha Rakipi.

I njohur si rasti me tipik qe tregon fatin qe kane kryeprokuroret ne Shqiperi pasi prej vitesh eshte ne fuqi nje vendim i Gjykates Kushtetuese qe shfuqizon dekretin per shkarkimin e tij nga detyra, zoti Rakipi thekson se per te mos lejuar me politiken te shkaktoje pasoja te metejshme ne figuren e Prokurorit te Pergjithshem, duhet nderhyre ne ligjin per Prokurorine.

“Them sot, pas kaq viteve, them se mënyra e të zgjedhurit të Prokurorit të Përgjithshëm është defektoze, sipas meje, i nënshtrohet tërësisht vullnetit politik, për të mos shkuar më tej me pazare që bëhen në prag ose para emërimit. Prokurori i Përgjithshëm, ashtu si çdo karrierë tjetër duhet të jetë një karrierë që gjeneron nga brenda sistemit”, tha Rakipi.

Me perjashtim te ish-prokurorit te Pergjithshem Alush Dragoshi, qe vijon te qendroje brenda sistemit te prokurorisë, te gjithe te tjeret i jane perkushtuar profesionit te avokatit e disa prej tyre edhe leksioneve ne shkollen e Magjistratures, sikurse zoti Rakipi, i cili mendon se ndryshe nga paraardhesit, per rastin ‘Ina Rama’, ligjvenesi i ka kryer rregullimet e nevojshme ligjore.

“Ligji i sotëm është ligj i qartë që Prokurori i Përgjithshëm kthehet në vendin e punës që ka patur, ose në një vend të ngjashëm me të dhe nuk besoj se ka ekuivoke në kuptim. Çështja e interpretimit dhe zbatimit në një rast konkret, është një çështje që del përtej parimeve”, tha Rakipi.

Top Channel