F1, dita e parë e testimeve në Bahrein

27/02/2014 00:00

Në ditën e parë të testimeve të fundit para fillimit të Botërorit të Formulës 1, pasditja ndryshoi gjithçka në pistën e Bahreinit. Nëse gjatë paradites ishte Ferrari që shfaqi probleme, pasdite ishte Red Bulli ajo që nuk xhiroi sa do të donte. Ajo që nuk ndryshoi ishte koha më e mirë e Sergio Perez, pilotit të Force India.

Në vend të dytë Valteri Bottas me Williams. Kimi Raikkonen regjistroi kohën e tretë më të mirë duke përshkuar 44 xhiro. Finlandezi i Ferrarit e regjistroi këtë kohë me gomat e buta.

Nico Rosberg regjistroi kohën e katërt më të shpejtë, por u përqendrua më shumë në kryerjen e sa më shumë xhirove. E përfundoi ditën me plot 89.

Red Bulli e nisi mirë dhe Daniel Ricciardo kompletoi më shumë se 30 xhiro, por më pas ndaloi për një mbinxehje të njëvendëshes. Diçka e ngjashme ndodhi edhe me Toro Rosson.

McLaren vazhdon të tregojë siguri në testime. Kevin Magnussen ka realizuar 108 xhiro dhe u rendit i gjashti në fund të ditës.

Kohët e testimeve në Bahrein:

1. S. Pérez (Force India) 1:35.290
2. V. Bottas (Williams) 1:36.184
3. K. Raikkonen (Ferrari) 1:36.432
4. N. Rosberg (Mercedes)1:36.624
5. A. Sutil (Sauber Ferrari) 1:37.700
6. K. Magnussen (McLaren) 1:37.825
7. D. Ricciardo (Red Bull) 1:37.908
8. M. Chilton (Marussia) 1:38.610
9. D. Kvyat (Toro Rosso) 1:39.242
10. P. Maldonado (Lotus) 1:40.59
11. K. Kobayashi (Caterham) 1:42.285

Top Channel