Bonera: Nuk e kemi frikë Juven!

27/02/2014 00:00

Daniele Bonera ka analizuar Milanin e ri nën drejtimin e Clarence Seedorf duke theksuar se ekipi ka gjetur një ekuilibër difensiv.

Qendërmbrojtësi i kuqezinjve tha për Milan Channel: “Kemi gjetur ekuilibër difensiv pasi na janë rikthyer edhe shumë lojtarë të dëmtuar. Po luajmë mirë, por na vjen shumë keq për ndeshjen ndaj Atleticos. Jemi të motivuar për të ardhmen. Kur rezultatet nuk vijnë, është normale të ketë zhgënjim, por rezultatet pozitive të fundit po na kthejnë qetësinë.”

Në lidhje me ndeshjen e radhës ndaj Juventusit, Bonera tha: “Nuk kemi frikë! Tevez dhe Llorente janë një dyshe e fortë, këtë e thonë numrat. Gjithsesi, Juvja ka elementë cilësorë edhe në mesfushë e mbrojtje.”

Mbrojtësi mendon se Milani ka ende shpresa për të vazhduar aventurën në Ligën e Kampioneve: “Në ndeshjen e parë, negativ ishte vetëm rezultati. Në pjesën e parë duhet të kalonim në avantazh. Duhet të rinisemi nga performanca e San Siros.”

Top Channel