Ulet norma bazë e interesit

26/02/2014 00:00

Banka e Shqipërisë uli për të tetën herë me radhë normën bazë të interesit, duke e çuar atë në një tjetër minimum historik, prej 2.75 për qind.

Këshilli Mbikëqyrës i bankës deklaroi se rritja e normës krijon kushtet për rikthimin e inflacionit brenda objektivit ligjor dhe ndihmon ekonominë. Lëvizja e radhës së bankës qëndrore konfirmon gjendjen e vështirë të ekonomisë, që vuan rënien e konsumit dhe investimeve.

Në deklaratën zyrtare Këshilli Mbikëqyrës vëren se viti 2013 u karakterizua nga një rritje e dobët ekonomike dhe nivel i ulët inflacioni.

Për këtë vit Banka e Shqipërisë deklaron se pret një përmirësim gradual të ekonomisë, por sipas saj ajo sërish do të do vazhdojë të mbetet nën potencial.

Paralelisht banka qëndrore parashikon që inflacioni të vazhdojë të mbetet i ulët përgjatë gjithë vitit 2014, pavarësisht rritjes së akcizave, për të cilat ajo vlerëson se do të kenë një efekt me të ulët në rritjen e çmimeve se sa vlerësimet fillestare.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vëren se ulja e normës synon të krijojë stimujt e duhur monetarë për rikthimin e inflacionit, në bandën ligjore nga 2 në katër për qind dhe të nxisë qarkullimin e parasë në ekonomi.

Top Channel