NBA reagoi me shpejtësi, për të përgënjeshtruar një lajm që po përhapej me shpejtësi, pasi u raportua në një prej programeve kryesore televizive të vendit nga gazetari Henry Abbott.
Në bazë të këtyre spekulimeve, flitej se Liga e Basketbollit Profesionist në SHBA po vlerësonte mundësinë e zgjerimit të fushës dhe vendosjes së një linje përtej të cilës çdo kosh do të kishte vlerën e katër pikëve.
Sipas gazetarit, një ide e tillë ishte konfirmuar nga drejtuar të lartë të NBA-së dhe mbështetej pasi besohet që ajo do të rriste spektaklin.
Zëdhënësi i NBA-së, Tim Frank, u tregua i qartë gjatë mbrëmjes, kur theksoi se këto zëra nuk kanë asnjë bazë të vërtetë dhe se NBA nuk ka ndërmend të ndryshojë nga rregullat universale me të cilat luhet basketbolli nëpër botë.
Megjithatë, në emision, vetë pronari i NBA-së, Rod Thorn, shprehej se “ka shumë basketbollistë që mund të gjuajnë lehtësisht nga distanca prej 9-10 metrash dhe të jenë pothuajse po aq të saktë sa vijën e tripikëshit”.
Ndryshe nga basketbolli europian, NBA pranoi vijën e tripikëshit vetëm në sezonin 1979-80.
Top Channel