Dy tifozë të Chelsea u goditën me thikë në orët përpara ndeshjes së Champions League me Gallatasarajin në Stamboll, informuan mbrëmjen e së mërkurës mediat turke.
Tifozët u goditën në të njëjtin bar, por nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe i dyti u plagos disa orë më pas, pasi u rikthye në të njëjtin vend.
Sipas mediave turke, autorët e këtij sulmi janë shpallur në kërkim, ndërsa bari ku ndodhi incidenti është i njohur si një strehë e tifozëve fanatikë të Gallatasarajit.
Të dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe për fat të mirë, pavarësisht se kishin marrë disa plagë serioze, raportohen jashtë rrezikut për jetën.
Konsullata Britanike në Stamboll njoftoi se ajo ka filluar një hetim paraprak të këtyre incidentëve.
Në vitin 2000, në një ndeshje të Kupës UEFA midis Gallatasarajit dhe Leeds United, dy tifozë britanikë u goditën me thikë dhe humbën jetën në Stamboll, ndërsa ultrasit vendas kanë fituar një famë të keqe në të gjithë Europën për sjelljet e tyre të dhunshme.
Top Channel