
Cristiano Ronaldo rithehet në Ligën e Kampioneve me dëshirën për të rekuperuar vendin e parë në renditjen e golashënuesve të këtij kompeticioni.
Javën e kaluar sulmuesi i Real Madrid humbi kryesimin në dëm të Zlatan Ibrahimovic, i cili me dy golat e tij në fitoren 4-0 të PSG-së ndaj Bayer Leverkusen arriti kuotën e 10 golave. Cristiano, për momentin, ka shënuar 9.
Portugezi do të mundohet që në ndeshjen e sotme ndaj Schalke 04 të kapërcejë suedezin, i cili ka shënuar më shumë se Cristiano gjatë gjithë sezonit aktual (duke marrë parasysh edhe golat me kombëtaren).
Në total, Ibra grumbullon 44 gola, ndërsa Ronaldo 42.
Rekordi – Ylli i Real Madrid mund të shndërrohet sot në futbollistin e parë në historinë e Ligës së Kampioneve që shënon të paktën 10 gola në tre sezone radhazi. Në sezonin 2011-2012 ai shënoi 10 gola, ndërsa në sezonin 2012-2013 shënoi 12.
Top Channel