
Humbja e fundit në Anoeta ka sjellë nervozizëm tek Barcelona dhe në zyrat e klubit katalanas askush nuk e vë më dorën në zjarr për trajnerin “Tata” Martino, për të cilin ka zëra se do të largohet me siguri në fund të sezonit.
Në këtë situatë, drejtuesit e Barçës kanë nisur kërkimin për trajnerin e ardhshëm dhe kanë një listë me 5 emra. Sipas gazetës spanjolle ‘Sport’, këto emra janë: Valderde, Luis Enrique, Simeone, Villas-Boas dhe Klopp.
Trajnerët e Athletic dhe Celta pëlqehen shumë për stilin e tyre dhe për të kaluarën barceloniste; Villas-Boas mbetet një trajner i respektuar edhe pse dështoi tek Chelsea dhe Tottenham; përsa i përket Simeone-s dhe Klopp-it, janë dy trajnerë të jashtëzakonshëm, por që nuk përputhen me modelin që ka lënë Guardiola në klub.
E vetmja gjë e sigurtë është se fati i pankinës së Barcelonës do të vendoset në 3 muajt e ardhshëm.
Top Channel