Shoqëritë e autobusëve: Të ndërtohen terminale

25/02/2014 00:00

Shoqëritë e Transportit Ndërqytetas të Autobusëve i kërkojnë pushtetit
vendor të ndërtojë terminale të mirëfillta për nisjen dhe mbërritjen e
udhëtarëve.

Përmes një deklarate, ata thonë se stacionet ekzistuese janë jashtë cdo standardi, sidomos në qytetin e Tiranës. Duke iu drejtuar Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës, Shoqëritë e Autobusëve kërkojnë që ky institucion të ushtrojë ndikim mbi bashkitë kryesore në vend për ndërtimin e terminaleve.

Nga ana tjetër, vetë shoqëritë angazhohen të garantojnë numrin e nëvojshëm të autobusëve për realizimin e këtij shërbimi në përputhje me nevojat e udhëtarëve dhe tregut. ‘Drejtuesit e autobusëve do të jenë të kualifikuar dhe të pajisur me dëshmi përkatëse dhe me përvojë pune për transportin e udhëtarëve’: thuhet në deklaratën e Shoqërive të Transportit të Autobusëve.    

Top Channel