Platini: Messi e Cristiano nuk e lëshojnë Topin e Artë

25/02/2014 00:00

Michel Platini, presidenti i UEFA-s, dha një intervistë për gazetën franceze ‘Le Journal du Dimanche’ ku preku shumë tema të aktualitetit sportiv.

“Euro 2016” – Franca nuk është në gjendje shumë të mirë, por është më mirë se shumë skuadra të tjera. Nuk e di nëse do të jetë një kompeticion që do të përfundojë si Botërori i vitit 1998, por duhet të ëndërrojmë. Jam i sigurtë që niveli i turneut nuk do të bjerë nga fakti se do të marrin pjesë 24 skuadra.

Bayern Munchen – Po dominon aktualisht, por të mos harrojmë që asnjë skuadër nuk e ka fituar Champions-in dy herë radhazi. Bayern, ashtu si edhe Barcelona, po luajnë futbollin total.

PSG dhe Champions
– Të gjithë kanë mendimin se është në gjendje ta fitojë. Nëse unë them jo, do më vrasin. Nëse them po, do më akuzojnë se kam simpati për Katarin.

Topi i Artë – Cristiano, Messi dhe Ribery e meritonin të tre Topin e Artë, por Ribery fitoi gjithçka dhe unë do të votoja për të. Jo sepse është francez, por sepse fitoi gjithçka. Me kriteret aktuale, Cristiano dhe Messi do ta fitojnë Topin e Artë për 10 vitet e ardhshme.

Botërori 2014 – Do jetë e vështirë të munden amerikano-latinët: Brazili, Argjentina, Uruguaji dhe Kili. Europa ka Spanjën dhe Italinë, ndërsa Gjermania është në rritje. Më pas vijnë Portugalia, Franca dhe Anglia.

Top Channel