
Mesfushori i avancuar i Gjermanisë, Thomas Muller, do të mbesë jashtë ndeshjes miqësore me Kilin, më 5 Mars, për shkak të një tërheqjeje muskulare në kofshë, sipas lajmit të bërë të ditur gjatë ditës së hënë.
24-vjeçari i Bayern Munchen do të mungojë gjithashtu edhe në ndeshjen e klubit të tij kundër Schalke 04 në Bundesligë, të shtunën e ardhshme, duke qenë se ndjen probleme në kofshën e këmbës së djathtë pasi shënoi 2 gola, në fitoren 4-0 të bavarezëve ndaj Hannover, të dielën.
Bayern shpreson ta ketë në dispozicion lojtarin për ndeshjen e kthimit të Champions League, kundër Arsenal në Mynih, më 11 Mars, teksa bavarezët kanë avantazhin e dy golave në transfertën londineze, ku Muller shënoi golin e dytë, pas një goditjeje me kokë.
Top Channel