I jepet lamtumira e fundit Osman Reçit

25/02/2014 00:00

Figura të njohura të skuadrës së Tiranës dhe qytetarët e kryeqytetit i kanë dhënë lamtumirën e fundit në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” legjendës së këtij ekipi Osman Reçi, i cili ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare.

Reçi ka qenë kapiten i bardhebluve në vitet ‘48-‘58, në një skuadër ku nuk mungonin emra të mëdhenj të asaj kohe si Bedri Stërmasi, Zike Bulku, Osman Caslli dhe Enver Rada.

Gjatë viteve të fundit Osman Reçi kontribuoi për klubin e Tiranës, teksa mbante një pozicion edhe në bordin e këtij klubi.

Top Channel