‘Në futboll gjithçka ndodh’/Bujar Pllana s’e fsheh optimizmin përpara sfidës me Poloninë
“Do të doja që Michael të kthehej si Schumi ynë dhe jo si dikush tjetër”.
Me këto fjalë Bernie Ecclestone shfryhet në gazetën “Bild” dhe zbulon shqetësimet e tij për fatin e kampionit të padiskutueshëm të Formula 1.
“Kam frikë se ka vetëm lajme të këqija. Megjithatë, unë nuk i pyes kurrë familjarët dhe miqtë e tij se si është në të vërtetë”, thotë Ecclestone.
“Mendoj shpesh për të dhe shpresoj më të mirën. Pritja është e vetmja gjë që mund të bëjmë”, shton bossi i Formula 1.
Michael Schumacher ndodhet në koma artificiale që pas aksidentit të ndodhur 29 dhjetorin e kaluar teksa bënte ski në Alpet franceze.
Edhe pse muajin e kaluar u fol për një dalje të tij nga gjendja e komës, situata duket se nuk ka ndryshuar.
Top Channel