Kevin-Prince Boateng ka një mënyrë krejtësisht të veçantë për t’u përgatitur për një kontroll anti-doping.
Ish-futbollisti i Milanit, në përfundim të ndeshjes Schalke-Bayer Leverkusen, iu kërkua nga Komisioni Anti-Doping që të jepte prova të gjakut dhe urinës së tij.
E ndërsa priste që t’i nënshtrohej testimit, Boateng u fotografua duke tymosur një cigare, ndërsa po konsumonte edhe një birrë.
Një sjellje aspak profesionale, të cilën i gjendur ngushtë, drejtori i përgjithshëm i Schalkes, Horst Held u përpoq ta justifikonte sa të mundte: “Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Boatengu ndezi një cigare për t’u qetësuar pas fitores, ndërsa birra iu dha qëllimisht, pasi i duhej që të urinonte për testin”.
I blerë për 12 milionë euro nga Milani, Boatengu është një prej blerjeve më të shtrenjta në historinë e klubit të Gelserkirshtenit.
Top Channel