Anglia me psikolog për 11-metërshat

25/02/2014 00:00

Në dhjetë turnetë të rëndësishëm futbollistikë të fundit, botërorë dhe europianë bashkë, janë eliminuar plot gjashtë herë nga pika e bardhë e 11-metërshave.

Për t’i dhënë fund këtij makthi dhe për të prishur traditën, kombëtarja e Anglisë do të shkojë në Brazil me një psikolog enkas për të përgatitur lojtarët mendërisht para se të godasin topin nga pika e bardhë e penalltive.

“Disa prej futbollistëve tanë nuk kanë probleme me vetëbesimin dhe qetësinë në të tilla raste, por ka edhe nga ata që u mungojnë këto, ose i humbasin në momentin e goditjes”, deklaroi për mediat sportive në Angli, trajneri i “Tre Luanëve”, Roy Hodgson.

Që nga 1990 e deri më tani kombëtarja angleze ka goditur 35 penallti dhe nga këto ka humbur plot 12, një numër, të fundit ndaj Italisë në Euro2012, ndaj të cilës do të përplasen edhe në ndeshjen e parë të botërorit të Brazilit, në Manaus.

Top Channel