Tenis, Nadal fiton turneun e Rios
24/02/2014 00:00
Rafael Nadal është tenisti i parë që shënon emrin e tij në listën e fituesve të turneut Rio Open, në Brazil.
Spanjolli mundi në finale ukrainasin Aleksandr Dolgopolov duke fituar kështu titullin e dytë të vitit dhe atë numër 62 në karrierë.
Numri 1 i botës në tenis fitoi në dy sete me rezultatin 6-3 dhe 7-6 pas një ore e 40 minutash lojë.
Turneu i radhës ku do të marrë pjesë Rafael Nadal është Indian Wells, nga 6-16 mars.
Top Channel