
Hamburgu ndërron trajner dhe rigjen fitoren në Buundesligën gjermane.
Skuadra që tashmë drejtohet nga Mirko Slomka mposhti Borusian e Dortmundit me rezultatin e pastër 3-0 duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve, por megjithatë vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë të klasifikimit.
Hamburgu e mbylli pjesën e parë me avantazhin 1-0 me gol të shënuar nga Jiracek në minutën e 42. Në 45 minutat e dyta të besuarit e Slomkës e gjetën edhe 2 herë golin, fillimisht me Lasogën dhe më pas me Calanoglu në minutat shtesë të takimit, me një gol vërtet të rrallë.
Leverkusen nuk përfitoi nga disfata e Dortmundit për t’iu shkëputur akoma më shumë në vendin e dytë. Edhe skuadra e Sami Hipia humbi me Volfsburgun me rezultatin 3-1.
Top Channel