
Kanë përfunduar katër ditët e testimeve të para në Bahjrein dhe tashmë fillojnë 4 ditë pushime, deri në rikthimin e 11 skuadrave në këtë pistë për testimet e fundit përpara fillimit të sezonit.
Në këtë ditë të fundit ishte Niko Rosberg me Mercedes ai që mban edhe xhiron më të shpejtë, por në tërësi këto testime kanë shërbyer për të provuar të gjitha skuadrat pjesët e reja apo modifikimet që i kanë bërë makinave që nga momenti i debutimit dhe deri tani.
Me kohën 1’33″283 gjermani i Mercedes ka mbyllur 89 xhirot e zhvilluar në këtë ditë të fundit dhe vlen për t’u përmendur se jo gjithcka shkoi sic e kishin parashikuar pasi në fillim të provave patën një problem. Pavarësisht të gjithave makina Mercedes W05 duket të jetë në një formë shumë të mirë dhe mban statusin e pretendetes.
Një paraqitje relativisht të mirë ka bërë edhe Xhenson Baton me McLaren edhe pse koha e tij mëe mirë isht 1.6 sekonda më e ngadaltë se Rosberg, por nga ana tjetër zhvillii vetëm 66 xhiro.
Për skuadrën Ferrari në pistë ka qenë finlandezi i rikhtyer Kimi Raikonen i cili e ka mbyllur në një mënyrë aspak të mirë këtë ditë provash duke përplasur makinën e tij F14 T.
“Ice Man” sic njihet ndryshe Kimi, humbi kontrollin në khteësn numër 4 dhe u përplas me barrierat mbrojtëse duke detyruar komisarët e pistës të nxirrnin për herë të pestë flamurin e kuq në këtë ditë. Koha më e shpejtë e Raikonen e renditi atë në vendin e tretë pas 81 xhirosh.
Në ditën e dytë të testimeve me Lotusin E22 Pastor Maldonado ka arritur rezultate më pozitive. Ai regjistroi kohën e pestë më të shpejtë pas 59 xhirosh, ndërkohë që ishte një prej pilotëve për të cilin u valvit flamuri i kuq.
Ndërkohë kampionët e Botës së Red Bull kanë mbyllur këto prova me të njëjtat probleme. Makina e tyre RB10 kompletoi vetëm 15 xhiro me Daniel Ricardon, për shkak të problemeve mekanike.
Edhe në këtë sesion të dytë të testimeve dimërore u duk qartë fokusimi i skuadrave tek konsolidimi dhe rikuperimi i problemeve që ishin shfaqur pas prezantimit.
Testimet e fundit përpara fillimit të sezonit do të zhvillohen më 27 shkurt deri më 2 mars. Ndërkohë gara e parë e këtij sezoni do të jetë Cmimi i Madh i Australië, kampionat që si cdo vit do të trasmetoht drejtpërdrejtë në Top Channel.
Top Channel