“Soçi 2014”, Kanadaja triumfon në hokej

21/02/2014 00:00

Femrat kanadeze fituan për të katërtën herë radhazi medaljen e artë olimpike në hokej pasi mundën në finale në kohën shtesë 3-2 përfaqësuesen amerikane.

Vendimtar në këtë sfidë ishte goli i kanadezeve në minutat shtesë, ashtu siç ndodhi katër vjet më parë në finalen e meshkujve.

Medaljen e bronzit e morën zviceranet të cilat mundën 4-3 kombëtaren e Suedisë.  

Patinazh artistik, Sotnikova, rusja e parë që merr arin në këtë disiplinë

Adelina Sotnikova mori medaljen e artë në patinazhin artistik dhe bëhet sportistja e parë ruse që triumfon në këtë disiplinë në këtë olimpiadë.

17-vjeçarja Sotnikova mblodhi në total 224.59, 5.48 pikë më shumë se koreano-jugorja Kim që mori argjendin.

Vendin e tretë e zuri italiania Carolina Kostner.

Curling, Kanadaja mund në finale Suedinë, Zvicra zë vendin e tretë

Kanadaja mori medaljen e artë në curling për femra pasi mundi në finale 6-3 Suedinë. Përfaqësuesja amerikano-veriore, e cila nuk e merrte këtë trofe që nga viti 1998, arriti të fitonte të gjitha sfidat në “Soçi 2014”, një sukses ky që më parë ishte arritur edhe nga bashkëkombasit e tyre meshkuj në vitin 2010.

Medaljen e bronzit në këtë disiplinë e mori Britania e Madhe e cila mundi 6-5 Zvicrën.

Ski Cross, triumfon Franca, Chapuis merr medaljen e artë

Francezi Jean Frederic Chapuis fitoi duelin me bashkëkombasit e tij Bovolenta dhe Midol dhe mori medaljen e artë në disiplinën ski cross.  

Një rezultat historik ky pasi është shumë e rrallë në sportin e skive që 3 sportistë të një vendi të marrin 3 vendet e para të podit.  

Top Channel