Milan, Balotelli e De Sciglio në “pit stop”

21/02/2014 00:00

Lajme aspak të mira për Milanin, ku infermieria vijon të mbushet, edhe pas ndeshjes së Champions League, të humbur 0-1 ndaj Atletico Madrid.

Mario Balotelli dhe Mattia de Sciglio janë të detyruar të lihen jashtë transfertës së kësaj fundjave në kampionat, ndaj Sampdorias.

SuperMario ka pësuar një dëmtim në supin e djathtë, një enjtje pa shumë rrezik, ndaj dhe do të duhet të bëjë rreth 10 ditë pushim.

Ndërkohë, për mbrojtësin e djathtë lajmi është edhe më i rëndë, pasi ka ndrydhur kaviljen e këmbës së majtë. Ende nuk mund të flitet për kohën e nevojshme për rikuperim.

Lajmi është publikuar përmes një deklarate zyrtare në faqen e internetit të klubit kuqezi, pas vizitave për kontrolle më të detajuara te mjeku specialist. Me rëndësi, sipas klubit të Milan, është që De Sciglio nuk ka thyerje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB