Kupa e Mbretit, “El Clasico” në “Mestalla”

21/02/2014 00:00

Finalja e Kupës së Mbretit, në Spanjë, mes Barcelonës dhe Real Madrid do të zhvillohet ditën e mërkurë, 16 Prill, në stadiumin e Valencias, “Mestalla”, ka bërë të ditur Federata spanjolle e Futbollit (RFEF).

Gjithashtu, pas takimit në Madrid mes përfaqësuesve të dy klubeve dhe Federatës, të enjten u vendos që finalja do të nisë më 21:30 me orën lokale, apo 20:30 me orën tonë.

“Mestalla” ka qenë arenë edhe e “El Clasico”-s së fundit të luajtur mes Barçës dhe Real në vitin 2011, kur “Los Blancos” fituan 1-0 në kohët shtesë (90-minutëshi përfundoi 0-0), falë atij goli me kokë të Cristiano Ronaldo-s.

Finalja e vitit të kaluar u zhvillua në “Bernabeu”, kur Real u mposht në derbi 2-1, sërish pas kohëve shtesë, nga rivalët e Atletico Madrid.

Barça e ka fituar këtë kupë 26 herë, një rekord, ndërkohë që “merengues”-it e kanë ngritur 18 herë trofeun e këtij kompeticioni.

Top Channel