F1, Alonso: Gjithçka po shkon mirë

21/02/2014 00:00

Fernando Alonso shënoi kohën e tretë më të mirë në ditën e dytë të testimeve të Bahreinit dhe spanjolli u tregua i kënaqur me këtë rezultat.

“Nuk jemi ende në pikën që të shqetësohemi me rendimentin, por e rëndësishme është që të përshkojmë sa më shumë kilometra”, tha spanjolli i Ferrarit.

“Skuadra ka punuar mirë gjatë dimrit për këto testime dhe kemi mundur të bëjmë shumë kilometra duke provuar të gjitha aspektet që kanë lidhje me teknologjitë e reja dhe komplekse. Për momentin gjithçka shkon shumë mirë, por ka ende elemente që duhet t’i mësojmë”, shpjegoi dy herë kampioni i Formulës 1.

Spanjolli e bëri të qartë objektivin e tij: “Duhet të kemi gjithçka gati për garën e parë në Melburn.”

Top Channel